zoom

Të gjitha

“Heart attack”/ Publikohet bashkëpunimi i shumëpritur i Noizy-Loredana

Është lansuar bashkëpunimi muzikor ndërmjet Noizyt dhe Loredana Zefit. Kënga mban titullin “Heart attack” dhe është kompletuar me një videoklip që është shpërndarë në platformën e shpërndarjes së videove, YouTube.

http://www.youtube.com/watch?v=qhrdHl1LZH4

Engli Versal është producent i projektit, ndërsa tekstin e këngës e kanë shkruar vet artistët. Për anën vizuale është angazhuar produksioni Entermedia që e ka xhiruar videon muzikore të kësaj kënge. Noizy ka qenë mjaft aktiv këtë vit në sjelljen e disa bashkëpunimeve muzikore, ndërsa janë paralajmëruar edhe të tjerë. Edhe Loredana i ka publikuar disa projekte, ndërkohë që fansat e dyshes pritet ta pëlqejnë duetin e tyre.

Së fundmi Noizy ka publikuar edhe disa mesazhe private me Loredanën në Whats’app, ku ai e fton reperen të shkojë në Prishtinë për një takim me fansat.

Bashkëpunimi mes dy reperëve është dyshuar që disa ditë më parë. Dyshimet për këngë të përbashkët mes tyre janë ngritur nga disa foto që ka publikuar reperja në Instagramin e saj. Në njërën nga ato Loredana u shfaq në lokalin e reperit. Të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit në seksionin e komenteve, që shkruajnë që ajo ndodhet në Durrës për realizimin e klipit me Noizyn./L.K

/Zoom.al