Aplikacion
Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e 11 Majit, ku Partia Socialiste kryeson bindshëm.
PS deri më tani ka siguruar 175,418 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 113,341 vota për momentin.
Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 12,402 vota dhe Shqipëria Bëhet me 11,539 vota vjen e katërta.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 8,759 vota vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 4,159 të tilla.Pritet të nisë numërimi edhe në qarkun e Vlorës.
Janë numëruar 119 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas.Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në Kukës, Korçë, Gjirokastër, Tiranë, Shkodër, Dibër, Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Fier.PS kryeson me vota 13 402, ndërsa PD-ASHM ka marrë 8782 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 1032 vota dhe Shqipëria Bëhet me 714 vota vjen e katërta.Partia Mundësia ka marrë deri tani 448 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 262 të tilla.Pritet të nisë numërimi edhe në qarkun e Vlorës.