zoom

Aktualitet

“Hajriu është polic krimesh në Kukës. Është i LSI, por kthehet me PS nëse e çojmë në Tiranë” Të tjera skandale nga Patronazhistët

Të tjera detaje dalin në dritë nga skandali i listave të patronazhuesve të Partisë Socialiste, në atë që mendohet të jetë skandali më i madh i përdorimit të të dhënave personale për qëllime politike.

Mbajtja nën vëzhgim e shtetasve dhe mbledhja e informacioneve për t’i përdorur që të ndryshojnë orientimin politik apo votën është thelbi i këtij operacioni, që ka përfshirë instutucione shtetërore, të cilat janë vënën nën akuzë.

Punonjësit e policisë nuk kanë qenë më pak vulnerabël për t’u shënjestruar nga patronazhistët e PS.

“Hajriu është polic krimesh në Kukës. Eshtë me LSI, kërkon transferim në Tiranë të kthejë me PS”, shënohet në sistem për një punonjës policie.

Në një tjetër rast monitorohet edhe orientimi politik i një të shpalluri në kërkim.

“Në kërkim nga Policia”, shkruhet në sistemin e PS-së.

Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se patronazhistët kanë mbledhur informacion edhe për biznesmenë e njerëz të drejtësisë, kanë hyrë edhe në jetën e tyre private, me qëllim për t’i shantazhuar. /Zoom.al