zoom

Të gjitha

“Me këtë nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”/ Albërie Hadergjonaj thumbon Ronelën

Pas tri vitesh finale rresht, Shqipëria dështoi që sivjet të kualifikohej në finalen e madhe, pas një përfaqësimi të dobët të bërë nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

Mesa duket të njëjtën përshtypje për një përfaqësim jo dinjitoz kanë edhe kolegët e saj. Ka qenë së fundmi këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ajo e cila së fundmi ka thumbuar Ronelën, duke ua kujtuar ndjekësve të saj përfaqësimin që Rona Nishliu i kishte bërë Shqipërisë në vitin 2012 me këngën “Suus”.

Hadërgjonaj ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video nga performanca e Ronës, e cila ka shënuar arritjen më të madhe të Shqipërisë deri më tani në Eurovision.

“Me këtë nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albëria në InstaStory. Këngëtarja ka qenë fituese e Festivalit të RTSh-së në vitet kur fitorja e këtij festivali, nuk të jepte biletën drejt përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision.

Hera e fundit kur Hadërgjonaj tentoi të merrte pjesë në garën për ta përfaqësuar vendin në Eurovision, ka qenë dhjetori i vitit 2019 me këngën “Ku ta gjej dikë ta dua”  vit në të cilin fituese doli Arilena Ara me këngën “Shaj”, por fatkeqësisht nuk e përfaqësoi vendin për shkak të pandemisë COVID-19./L.K

/Zoom.al