E shtunë, 28 Maj, 2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt
Zoom.al
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Login
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
No Result
View All Result
Zoom.al
Home In Zoom

Ç’do shkruante Faik Konica për Ronela Hajatin në Eurovision

Po të ish’ gjallë...

11/05/2022
in In Zoom
0
Ç’do shkruante Faik Konica për Ronela Hajatin në Eurovision
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

I dimë të gjithë, të gjitha! Për këngën “Secret”, Ronelën, Eurovision-in, ekstravagancën (banalitetin shprehen ca të tjerë), censurimin dhe moskualifikimin në finale.

Një rrugëtim i shoqëruar nga kritikat, MEME-t dhe komentet për peshën e këngëtares. Sot Shqipëria gdhiu mes analizash intelektualësh dhe një revolte të pashoq. Ronela u nxiu faqen.

Një skenar që ta kanë zënë sytë e dëgjuar veshët jo pak herë. Në 2012-ën thanë se Rona Nishliu s’bëri gjë tjetër me Suus-in e saj, veçse ia dha britmës në skenën e Eurovision-it, britmë ama që na çoi në vendin e 5-të.

Po kështu, Aurela Gaçe ishte më aktive seç duhej, Frederik Ndoci na vuri në gjumë, Olta Boka shkoi këndoi shqip e kështu me radhë. Përherë, diçka për të thënë.

Një situatë komike që të sjell ndër mend “Këshilla një gazetari” të Faik Konicës.

I dashur mik – në shkofsh në Eurovision me gajde si Luiz Ejlli; shqiptarët do të thonë që je démodé.

Në këndofsh shqip, do thonë se fajin e ka gjuha; nëse e lë shqipen, do të akuzojnë se je amerikanizuar e i ke dhënë duart identitetit.

Në i shtofsh performancës muzikore kërcim, të tërheqin veshin e të kujtojnë se s’ishe aty për atë gjë; por nëse zhdërvjelltësia s’është pika jote e fortë, dije çfarë të pret. Do thonë se të shkoi si Kejsi Tola, humbe prej lëvizjeve “të ngathta” skenike.

Një festival muzikor që ngrihet në piedestal në radhët tona ( si gjithçka tjetër “e huaj”, “e jashtme”) e që s’na frenon as më të voglin denigrim të artistëve tanë, nga vetë ne.

Një garë muzikore që lobon “drejtësi” dhe “bashkim” artistik, por që jo pak herë është komentuar si e ndikuar dhe komanduar nga faktorë të jashtëm.

Dy vite më parë, “The Washington Post” do të publikonte artikullin “Eurovision-i është politik këtë vit. Si çdo vit”.

Një argument ky jo për të thënë se Ronelës i takonte kupa e iu bë padrejtësi, por një arsye për të hapur sytë e jo për të kryqëzuar medoemos përfaqësuesit tanë.

Kujtoni Netta-n, fituesen e 2018-ës. Një këngë që rrëmbeu çmimin e parë, por vuri në pikëpyetje seriozitetin e konkursit. Parë nga syri i masës së gjerë ( duke lënë pas detajet teknike, që kërkojnë analizë profesionale), njerëzit ishin skeptikë.

Masakrimi i Ronela Hajatit në rrjetet sociale është i trishtë. Mllef ndaj një këngëtareje, këngët e së cilës numërojnë miliona klikime, sepse shqiptarët e dëgjojnë, zgjedhin dhe duan ta dëgjojnë; në kafene ose në club-e. A është kjo linja/ rryma e duhur për Eurovision? Nuk mund të përgjigjesh me siguri.

Mjafton për këtë t’i hedhësh një sy listës së këngëve fituese ndër vite. Nga balada të ndjera te show dhe ritëm i jashtëzakonshëm.

“Në shkofsh e veshur siç ia ka ënda stilit tënd do thonë se i stepe njerëzit, si Hersi Matmuja. Në shkofsh e veshur me hapin e kohës do të akuzojnë për shthurje, si Ronelën”, do të vijonte më tej, ndoshta, Konica.

“Pornografi” është fjala që ka përshkruar nga komentuesit shqiptarë këto fotografi:

Që në fakt të kujtojnë:

Një temë kjo e diskutuar shumë herë, madje e konsumuar. Prej vitesh, muzika është orientuar drejt seksuales dhe Ronela nuk është e vetmja “mëkatare” në treg.

A po shkon muzika drejt degradimit? Kjo është një temë që s’nis, as mbaron me Ronelën dhe kurrsesi s’mund të bëjë kurban këtë të fundit.

Ndërkohë, të tjera çështje që ju sugjerojmë t’ju revoltojnë sa “Sekreti” i Ronelës:

https://zoom.al/ndertoi-kullat-e-mafias-ne-fier-kujt-ia-dha-qeveria-koncesionin-e-triportit-te-vlores/

https://zoom.al/tirana-sfidon-milanon-cmimet-per-m2-ne-kryeqytetin-tone-me-te-larta-se-ne-ate-te-vendit-fqinj/

https://zoom.al/berzh-rishikon-serish-me-ulje-pritshmerine-per-rritjen-ekonomike-te-shqiperise-zbret-ne-3/

Ndërkohë këtu mund të lexoni “Këshilla një gazetari”.

Artikull origjinal nga Zoom.al

Tags: eurovisionfaik konicaRonela HajatiShkruante

Të lidhura

  • "Ndjej një dhimbje në gjoks, e meritonim finalen"/ Ronela Hajati: Dola për të pirë, për ta harruar
  • "Nuk ua ka fajin asnjë Ronelë për errësirën e krijuar në art"/ Besa Kokëdhima: Ndaloni bullizimin
  • "Nuk është gjë kënga , na turpërove"/ Ronela Hajati ironizon ata që e kritikuan për performancën
  • "Çfarë dreqin..."/ Ronela Hajati ironizon fitoren e Ukrainës në Eurovizion 2022
  • Enkel Demi: Po të kalonte Ronela në finale sa do ta telendisnin ?! Gazetari: Edhe për Elsën shpifët
  • “Me këtë nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”/ Albërie Hadergjonaj thumbon Ronelën
  • “Ore Shqipe, po na këndoni ndonjë këngë tjetër të Eurovision".../ Ronela thumbon ata që e kryqëzuan
  • “Paskeni qenë të vdekur për t'u kapur me mua"/ Ronela Hajati: Opinionistë të kalbur
ShareTweetSend

Të lidhura

FOTO/ Aeroporti i Rinasit nuk u përgjigjet dot kërkesave të shtuara për udhëtime me avion
Ekonomi

FOTO/ Aeroporti i Rinasit nuk u përgjigjet dot kërkesave të shtuara për udhëtime me avion

25/05/2022
Banderola e Mourinhos te Politekniku, fyerje për Tiranën
Aktualitet

Banderola e Mourinhos te Politekniku, fyerje për Tiranën

24/05/2022
Qeveria para shtesë kompanive të punëve publike për rindërtimin. U kompenson rritjen e çmimeve
In Zoom

Qeveria para shtesë kompanive të punëve publike për rindërtimin. U kompenson rritjen e çmimeve

24/05/2022
Veliaj, koncerte për vota deri në 2 të natës. Shqetësohen mijëra banorë të Tiranës
In Zoom

Veliaj, koncerte për vota deri në 2 të natës. Shqetësohen mijëra banorë të Tiranës

22/05/2022
SKANDALOZE/ Konsensionari i aeroportit ndan terminalin e udhëtarëve në dy pjesë
Ekonomi

SKANDALOZE/ Konsensionari i aeroportit ndan terminalin e udhëtarëve në dy pjesë

20/05/2022
Investigimi i NY Times: Si i futën në xhep miliardat e BE shefi i OTP Bank dhe miqtë e Victor Orban
Ekonomi

Investigimi i NY Times: Si i futën në xhep miliardat e BE shefi i OTP Bank dhe miqtë e Victor Orban

17/05/2022
Lajm i rradhës
SPAK nis hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj? Dyshohet për shpërdorim detyre

SPAK nis hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj? Dyshohet për shpërdorim detyre














Të fundit

Politikë

SPAK i bllokoi pasurinë, kush është deputeti që Berisha e propozoi për në Kryesi

27/05/2022
Politikë

Emrat/Berisha ndryshon sërish listën e Kryesisë së PD-së

27/05/2022
Politikë

Berisha sfidon Ramen me rezolutën për genocidin serb. A do e rrezojë kryeministri si Srebrenicën?

27/05/2022
Politikë

Lista e plotë, ja emrat e përzgjedhur nga Berisha për anëtarë kryesie. Përjashtohet grupi “Basha”

27/05/2022
Aktualitet

FOTO/ Plagosi me armë zjarri kushuririn në Pukë, arrestohet 17-vjeçari

27/05/2022
Sport

Peshëngritësi Kreshnik Leka merr medalje argjendi në “Athina Open 2022”

27/05/2022
Aktualitet

Policia del me një tjetër njoftim: Ja kush janë dy vëllezërit që u mbytën sot në liqen

27/05/2022
Sport

Kore dhe banderola kundër Lazio-s, Kumbulla me shokë nën hetim

27/05/2022
Aktualitet

Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, dy fëmijët e tjerë u shpëtuan nga banorët e zonës

27/05/2022
Aktualitet

Vrau gruan në sy të foshnjës, transferohet në një tjetër burg piloti grek

27/05/2022
  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Kontakt

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • UKRAINA
  • In Zoom
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ide
  • Ekonomi
  • Shqiptarët
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz

© 2020 Zoom.al - Dev by Zoom.al.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In