Aplikacion
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh gjatë takimit të fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave se portofoli i kredive mbetet kontribuesi kryesor në të ardhurat e bilanceve, dhe për të mbajtur pozicion konkurrues, bankat duhet ta ruajnë dhe ta rrisin atë në vazhdimësi.
Sipas tij, është e domosdoshme të krijohet një vizion afatgjatë dhe të përcaktohen objektiva strategjikë, të hartuar me kujdes për të shfrytëzuar këtë potencial në afatgjatë, me qëllim ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme në bankë dhe forcimin e marrëdhënieve me klientët.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se sektori bankar do të vijojë të konsolidohet më tej vitin që vjen, pas blerjes 100% të aksioneve të Alpha Bank sh.a. nga OTP NYRT. Ky zhvillim pritet të sjellë rritje të konkurrencës, veçanërisht ndërmjet aktorëve më të mëdhenj të tregut.
Z.Sejko deklaroi se Banka e Shqipërisë do të prezantojë edhe sistemin e ri të pagesave për shlyerjen e pagesave në monedhën Euro.
Sipas tij, së shpejti, Banka Qendrore do të prezantojë edhe sistemin e ri të pagesave për shlyerjen e pagesave në monedhën Euro në Shqipëri. Ky sistem ka për qëllim të rrisë efektivitetin e këtij segmenti të tregut, duke ulur kostot e mbartura nga bankat nëpërmjet zgjidhjeve aktuale, të cilat kanalizohen tek klienti i fundit dhe më tej. Kjo do të shërbejë gjithashtu për të forcuar formalizimin e ekonomisë shqiptare.
Në mbyllje të fjalimit ai tha:
Në mbyllje, më lejoni të rikonfirmoj dhe të ritheksoj përkushtimin dhe qëndrimin e palëkundur të Bankës së Shqipërisë për të qenë gjithnjë transparente, e hapur dhe mbështetëse ndaj sektorit bankar, gjatë gjithë veprimtarisë së saj.
Nga Armand Kullau
Humbi zgjedhjet, lideri i opozitës së Venezuelës largohet drejt Spanjës dhe kërkon azil