zoom

Stil

Grimierja tregon 6 sekrete grimi të vajzave franceze

Grimierja tregon 6 sekrete grimi të vajzave franceze

Ndikuar nga shumë faktorë – nga filmat, muzika e deri te emrat e njohur të industrië së bukurisë, si Guerlain, L’Oréal, Clarins etj. – duket sikur vajzat franceze janë një mënyrë e mirë për t’u frymëzuar përsa i përket grimit.

Në një intervistë për Who What Wear, grimierja franceze Ewa Ciezkowska tregoi disa këshilla grimi të cilat francezet i aplikojnë shpesh.

Mbani shënime: Grimierja tregon 6 sekrete grimi të vajzave franceze

1 – Kujdesi i lëkurës është makeup: Lëkura e tyre shkëlqen? Epo gjithçka varet nga kujdesi i lëkurës, jo nga grimi. “Gjëja më e rëndësishme është të kujdeseni vërtet për lëkurën tuaj. Duhet ta masazhoni, të bëni maska shpesh dhe trajtime të mira. Përpara se të aplikoni një grim të bukur, ju duhet një rutinë e mirë e kujdesit të lëkurës,” thotë Ciezkowska.

Mbani shënime: Grimierja tregon 6 sekrete grimi të vajzave franceze

2 – Buzëkuqi i kuq është një element kryesor: Çfarë është një rutinë franceze grimi pa këtë element? “Që nga pandemia, preferencat e shumë njerëzve për grimin kanë ndryshuar. Njerëzit po shpenzojnë më shumë kohë për lëkurën e tyre dhe i kanë ndërruar buzëkuqët me një balsam. Por ne të gjithë e dimë se ky buzëkuq është elementi më ikonik i grimit francez,” thotë Ciezkowska.

Mbani shënime: Grimierja tregon 6 sekrete grimi të vajzave franceze

3 – Përdoreni rimelin me mençuri: Pamja është zakonisht e pastër. “Ka të bëjë me mbajtjen e lëkurës të freskët dhe të shndritshme dhe të siguroheni që sytë ta pasqyrojnë këtë edhe vetëm me pak rimel,” thotë grimierja.

Mbani shënime: Grimierja tregon 6 sekrete grimi të vajzave franceze

4 – Kremi pudër nuk është i rëndësishëm: Mbulimi i të gjithë fytyrës mund ta bëjë lëkurën të duket jonatyrale. Në vend të kësaj, vajzat franceze zgjedhin një bazë të lehtë.

5 – Formulat e lëngshme: Përdorin hidratues me mbulim të lehtë që e bën lëkurën të shkëlqejë pa shumë mundim.

Mbani shënime: Grimierja tregon 6 sekrete grimi të vajzave franceze

6 – Buzëkuq për gjithçka: “Përdorni buzëkuqin për pothuajse çdo gjë. Mund ta përdorni në buzë, në faqe si blush, madje edhe te sytë. Ju përfundoni me një pamje që lidhet shumë bukur dhe që bëhet shumë shpejt,” thotë Ciezkowska. Për një buzëkuq të gjithanshëm, zgjidhni një nuancë nude ose blush, e cila do të funksionojë mirë për një pamje njëngjyrëshe.

Burimi: Revista Anabel