zoom

Aktualitet

Grevë në Kosovë, bojkotohet mësimi dhe puna në administratën publike

Më 12 maj të gjitha institucionet e arsimit do të jenë në grevë për një orë. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit thotë që greva do të mbahet në të gjitha shkollat në Kosovë.

Më 20 maj pritet edhe protestë masive, nëse institucionet nuk i plotësojnë kërkesat që ka kjo sindikatë. Në grevë të enjten, do të jenë edhe punëtorët e administratës publike.

Të gjithë punëtorët e institucioneve publike në Kosovë do të jenë në grevë një orë nga fillimi i orarit të punës.