zoom

Aktualitet

Grabitet “Exchange” në Kamëz, ja sa para morën autorët e paidentifikuar

Një grabitje është regjistruar në një pikë të këmbimit valutor në Kamëz.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në Exchange dhe kanë arritur të marrin 300 mijë lekë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, afër Institutit Bujqësor.

Tre autorët kanë arritur të shembin një pjesë të murit të ndërtesës dhe më pas kanë realizuar grabitjen.

Pasi kanë arritur të kryejnë misionin e tyre, autorët kanë përdorur një automjet tip “BMW” për t’u larguar. /ZOOM.AL/