Roberto Baggio dhe familja e tij kanë rënë pre e një grabitjeje mbrëmjen e djeshme teksa shikonin në TV ndeshjen Itali-Spanjë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vilën e ish-fituesit të Topit të Artë në Altavilla Vicentina.
Pesë burra hynë të armatosur në vilë dhe Baggio u përplesh me njërin prej tyre, i cili e goditi me qytën e armës në kokë.
Sipas Corriere Veneto, më pas Baggio dhe familja e tij u mbyllën në një dhomë, ndërkohë që kriminelët plaçkitën çdo dhomë, duke vjedhur orët, bizhuteritë dhe paratë.
Kur ish-futbollisti kuptoi se grabitësit ishin larguar, ai theu derën dhe thirri policinë.