Aplikacion
Kompania, në pronësi të “Alphabet Inc.”, thuhet se po rinovon modelin e saj të biznesit dhe po kërkon të vendosë disa nga produktet e saj kryesore me pagesë. Do të ishte hera e parë që Google tarifon për ndonjë nga përmbajtjet e tij.
Sipas Financial Times (FT) thuhet se kompania është duke vlerësuar nëse do të shtohen disa veçori kërkimi të fuqizuara nga IA në shërbimet e saj premium të abonimit, të cilat tashmë ofrojnë akses në asistentin e ri të IA të quajtur Gemini, versioni i Google i chatbot viral ChatGPT.
Drejtuesit thuhet se nuk kanë vendosur ende nëse ose kur do të vazhdojnë me teknologjinë por inxhinierët po zhvillojnë njohuritë e nevojshme për të nxjerrë shërbimin.
Motori tradicional i kërkimit i Google do të mbetet i lirë, por do të vazhdojë të shfaqet me reklama së bashku me përmbajtjen e kërkuar. /ZOOM.AL/
Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda dashuri për veten përmirëson shëndetin mendor