zoom

Lajme

Gola dhe spektakël, Chelsea mund Newcastle dhe rigjen veten

Gola dhe spektakël, Chelsea mund Newcastle dhe rigjen veten

Chelsea triumfoi 3-2 ndaj Newcastle, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në Premier League.

Pjesë e parë me shumë ritëm dhe emocione, me skuadrat që u vendosën menjëherë në kërkim të golit. Jackson dërgoi topin pas shpinës së portierit Dubravka në minutën e gjashtë, pas një asist të Palmer.

“Qymyrxhinjtë” reaguan në mënyrën e duhur dhe ishte sulmuesi Isak që me golin e tij në fundin e fraksionit, vendosi ekuilibrat, për të dërguar ekipet në barazim në dhomat e zhveshjes.

Në fillimin e pjesës së dytë, Blutë e Londrës realizuan me Palmer. Një gol me shumë peshë për skuadrën nga Londra, sidomos në këtë fazë të sezonit.

Deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit, ekipet shënuan nga një gol me Mudryk dhe Murphy respektivisht, duke e mbyllur takimin me rezultatin 3-2 dhe me një fitore me peshë për blutë. /ZOOM.AL/