zoom

Aktualitet

Goditje fatale! Makina përplas motorin në Fier, ndërron jetë 50-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Zharrëz të Fierit. Policia njofton se një 33-vjeçar me iniciale E.S. ka qenë duke drejtuar automjetin e tij në momentin kur është përplasur me një motor.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit i identifikuar si A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz. Në lidhje me këtë ngjarje uniformat blu kanë bërë të mundur shoqërimin 33-vjeçarit ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Fier, Informacion paraprak. Sot rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, shtetasi E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit. Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.