zoom

Aktualitet

Goditi me thikë për vdekje 40-vjeçarin në Babrru, arrestohet autori! Po pinin në lokal kur nisi sherri mes tyre

Goditi me thikë për vdekje 40-vjeçarin në Babrru, arrestohet autori! Po pinin në lokal kur nisi sherri mes tyre

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 40-vjeçarit Hajdar Ismajlgeci, krimi ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Babrru.

40-vjeçari u gjet i vrarë me thikë pranë shkollës “Azem Hajdari”. Pas hetimeve dhe kqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar i vrasjes.

Sipas të dhënave paraprake, viktima dhe autori kishin qenë duke konsumuar alkool së bashku në një lokal.

Pas daljes nga ambienti, mes tyre ka shpërthyer një konflikt për motive të dobëta, i cili ka përfunduar me goditjen fatale me thikë ndaj Ismajlgecit.

Autori, i cili rezultoi në gjendje të dehur në momentin e arrestimit, është kapur disa orë pas ngjarjes. Për shkak të gjendjes së tij, hetuesit nuk kanë mundur ende të marrin dëshminë, por pritet të pyetet në vijim.

Nga hetimet paraprake mësohet se viktima dhe autori njiheshin dhe ishin parë edhe më herët në shoqërinë e njëri-tjetrit./Zoom.al

Postime të lidhura