zoom

Slider

Goditi me grusht në gjoks ish-partneren dhe i dëmtoi silikoni, reagon ylli i Manchester United

Manchester United ka mbajtur një qëndrim zyrtar rreth çështjes “Antony”, pas akuzave nga Brazili për abuzim nga ish-partnerja e sulmuesit.

Klubi anglez thekson se po shqyrton ndikimin e akuzave dhe nuk do të bëjnë komente të mëtejshme në pritje të informacionit të mëtejshëm.

“Manchester United është njohur me akuzat e bëra kundër Antony dhe vëren se policia po kryen hetime. Si klub, ne po e marrim seriozisht këtë çështje, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave”.

United nuk ka sqaruar nëse Antony mbetet i disponueshëm për ndeshjet e radhës së “Djajve të Kuq”. Anësori u largua nga skuadra e Brazilit pas pretendimeve për agresion fizik nga Gabriela Cavallin.

23-vjeçari, i cili nënshkroi për United nga Ajaxi në një marrëveshje 85-milionëshe shtatorin e kaluar, akuzohet se ka sulmuar ish-partneren në disa raste që nga janari.

Cavallin pretendon se ajo pësoi një çarje në kokë dhe kishte nevojë për trajtim nga një mjek, pasi Antony e sulmoi atë “me një goditje në kokë” në një dhomë hoteli në Mançester, më 15 janar.

Ajo gjithashtu pretendon se e ka goditur me grusht në gjoks, duke shkaktuar dëme në një implant silikoni që kërkonte një operacion korrigjues në Brazil.

Futbollisti i Premier League i ka hedhur poshtë pretendimet si “akuza të rreme”:

Në një postim në Instagram në fillim të kësaj jave, ai shkroi: “Nga respekti për fansat, miqtë dhe familjen time, ndihem i detyruar të flas publikisht për akuzat e rreme. Që në fillim e kam trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe respekt, duke dhënë sqarimet e nevojshme pranë organit policor, hetimi policor është nën sekretin gjyqësor dhe për këtë arsye nuk mund ta bëj publike përmbajtjen e tij.

Megjithatë, mund të them me qetësi se akuzat janë të rreme dhe se provat tregojnë se jam i pafajshëm për akuzat e bëra. Marrëdhënia ime me Gabrielën ka qenë e trazuar, me ofendime verbale nga të dyja palët, por asnjëherë nuk kam bërë agresion fizik.

Në çdo moment, qoftë në dëshmi apo në intervistë, ajo paraqet një version të ndryshëm të akuzave. Prandaj, unë i mohoj me forcë akuzat e bëra dhe ju njoftoj se jam në dispozicion të autoriteteve braziliane për të sqaruar çdo gjë që është e nevojshme. Unë besoj se hetimet e vazhdueshme të policisë do të tregojnë të vërtetën për pafajësinë time”. /zoom.al/