Aplikacion
Një person ka humbur jetën pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e Himarës, pasi dyshohet se u rrëzua brenda dhomës së hotelit ku po qëndronte dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë.
Sipas informacioneve, viktima dyshohet se ka rrëshqitur në ambientet e dhomës dhe ka goditur kokën me forcë. Pas ngjarjes, në vend ka mbërritur menjëherë shërbimi mjekësor, i cili i ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Himarës.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Burime bëjnë me dije se goditja i ka shkaktuar fraktura në kafkë dhe trauma të rënda cerebrale, dëmtime që rezultuan fatale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik