zoom

Aktualitet

Goditet grupi kriminal që trafikonte armë në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Goditet grupi kriminal që trafikonte armë në Tiranë, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim

Një grup kriminal i dyshuar për shitjen e armëve të zjarrit, lëndëve plasëse dhe municionit luftarak në Tiranë është goditur nga policia.

Si rezultat i operacionit të koduar “Rrjeti”, janë arrestuar Marsel Varka, 35 vjeç, Elsaed Maqinaj, 25 vjeç, Fabian Zako, 29 vjeç dhe Kristaq Biba, 32 vjeç. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Kevin Vila, 21 vjeç dhe Bledar Avdillari, 28 vjeç.

Sipas hetimeve, të dyshuarit vepronin në bashkëpunim me Donati Jakun, Florian Gjetën, Urim Metën, Ligor Mehmetin dhe Klodian Mustafën, të arrestuar më herët në kuadër të të njëjtës dosje.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 7 armë zjarri, konkretisht 4 pistoleta dhe 3 automatikë, si dhe municion luftarak dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë hetimit.

Sipas policisë, gjatë gjithë fazës hetimore dhe aksioneve të zhvilluara kundër këtij grupi kriminal, në total janë arrestuar 9 persona dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, një sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 telefona celularë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të grupit, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e dy të shpallurve në kërkim.