zoom

Aktualitet

Goditen 3 pika këmbimi pa licencë në Tiranë, sekuestrohen mijëra euro

Goditen 3 pika këmbimi pa licencë në Tiranë, sekuestrohen mijëra euro

Policia e Tiranës ka goditur disa pika këmbimi valutor që operonin pa licencë.

Sipas informacionit zyrtar, tre subjekte të tilla u zbuluan gjatë kontrolleve të ushtruara në kryeqytet. Si rezultat, autoritetet sekuestruan shuma të konsiderueshme parash në valuta të ndryshme, përfshirë rreth 45 mijë euro, 7 mijë dollarë, 3 mijë paund dhe 1.5 milionë lekë.

Tre pronarët përkatës u proceduan penalisht. Ata dyshohet se ushtronin aktivitet financiar pa licencën e nevojshme, një vepër që parashikon ndëshkime sipas ligjit.

Operacioni u zhvillua nga strukturat që hetojnë pastrimin e parave dhe krimet financiare, në kuadër të një plani më të gjerë për goditjen e informalitetit. Rastet u evidentuan në disa rrugë të Tiranës.

Ky nuk është rasti i parë i ndërhyrjeve të tilla, pasi vetëm një ditë më parë u goditën edhe raste të tjera të këmbimit valutor të paligjshëm, ku u sekuestruan mijëra euro dhe u proceduan personat e përfshirë./ Zoom.al

Postime të lidhura