zoom

Bota

Gjykata e Kasacionit në Francë konfirmon dënimin për Sarkozy: Financim i paligjshëm i fushatës

Gjykata e Kasacionit në Francë konfirmon dënimin për Sarkozy: Financim i paligjshëm i fushatës

Gjykata më e lartë në Francë, Gjykata e Kasacionit, ka konfirmuar dënimin e Nicolas Sarkozyt për korrupsion dhe ushtrim ndikimi, duke refuzuar apelimin e tij për çështjen që daton nga viti 2021.

Sipas Reuters, vendimi e lë në fuqi dënimin me tre vjet burg, ku dy prej tyre janë të pezulluara. Për vitin e mbetur, Sarkozy nuk do të shkojë në qeli, por do të vuajë dënimin nën mbikëqyrje elektronike me byzylyk.

Avokati i tij, Patrick Spinozzi, njoftoi se ish-presidenti francez do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të kundërshtuar vendimin.

Gjykata vendosi gjithashtu që Sarkozy të mos ketë të drejtë të kandidojë për poste publike për tre vjet.

Për aferën Bygmalion, Sarkozy u dënua më 14 shkurt 2024 nga Gjykata e Apelit në Paris me një vit burg, përfshirë gjashtë muaj burg të detyrueshëm, për financim të paligjshëm të fushatës së tij të dështuar presidenciale të vitit 2012.

Ai akuzohej se kishte marrë fatura të rreme nga kompania Bygmalion, e cila drejtonte fushatën, për të fshehur shpenzimet elektorale duke i paraqitur ato si aktivitete partiake. Gjykata e Kasacionit vendosi se “financimi i paligjshëm i fushatës është provuar”./ Zoom.al

Postime të lidhura