zoom

Aktualitet

Gjokutaj: S’ka dëm financiar! Arresti i Berishës politik, antikushtetues dhe me urdhër të Ramës

Avokati Genc Gjokutaj, në një deklaratë për mediat, deklaroi sot se vendimi i dhënë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, është antikushtetues.

Gjokutaj theksoi se ish-kryeministri Berisha është në “arrest shtëpie” me urdhër politik të Ramës, pasi nuk ka prova.

“Vendimi ndaj Sali Berishës është antikushtetues. Masat e sigurisë janë vendosur pa marrë fare në pyetje Berishën dhe Malltezin, që është shkelje e Kushtetutës. Nuk u gjet asnjë provë ndaj Berishës dhe Malltezit, që të jenë fajtorë. Sali Berisha mbahet në arrest shtëpie vetem me urdhër politik të Edi Ramës.

Kemi propozuar edhe që Berisha të shkojë në Parlament, por edhe kjo kërkesë na është rrëzuar. SPAK dhe GJKKO janë bashkëpunëtorë, në një çështje të paligjshme. Edhe zvarritja e hetimeve bëhet me urdhër politik, që të humbet mandati i Berishës”, deklaroi Gjokutaj.

Gjithashtu edhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me kompleksin “Partizani”. Ajo u shpreh se Prokurori e Posaçme po përpiqet të krijojë një tymnajë në lidhje me detaje të dosjes, ndërsa shtoi se si pasojë e privatizimit, nuk ka pasur dëme financiare në buxhetin e shtetit, por e kundërta ka ndodhur.

Deklarata e Argita Berishës:

“SPAK pretendon se pronarët u kujtuan për pronat pas 2005, në fakt pronarët e kërkuan që në ‘93. SPAK i ka pasur në dosje. U është dhënë e drejta e parablerjes, ka nisur pjesërisht kthimi i pronës. Privatizimi i ndërtesave të klubit Partizani, që ishte detyrim ligjor, neni 7 i ligjit për pronat parashikonte pronat që nuk tjetërsoheshin. Por kishte një paragraf, që kur tjetërsoheshin automatikisht i ktheheshin pronarëve. Kjo ka ndodhur në 2005 nga qeveria socialiste.

Tymnaja që përpiqet të krijojë SPAK, tregon që klubi ka qenë jashtë funksionin. Një të akomodonte sportin dhe e dyta të gjeneronte të ardhura për shtetin.

Klubi ka qenë në pjesën më të madhe nga banorë informalë. Shfrytëzohej edhe informalisht nga biznese private. Shteti nuk merrte të ardhura, nuk ka asnjë dëm financiar nga privatizimi, përkundrazi pas privatizimit mori 800 mijë dollarë. I vetmi dëm në financat e shteti ka qenë mosveprimi i Ramës për moszbatim të lejes së ndërtimit që e dha vetë. Janë 350 kontrata që tregojnë sigurinë e financimit nga shitjet”. /ZOOM.AL/