zoom

Sport

Gjobë dhe pezullim për trajnerin Mourinho, e pëson edhe Roma

Tjetër dënim për trajnerin Jose Mourinho dhe Romën.

Gjykata Federale Kombëtare ka dhënë vendimin për trajnerin dhe klubin verdhekuq për akuzat e luzitanit ndaj gjyqtarit Daniele Chiffi (gjykoi sfidën e 3 majit mes Romës dhe Monzas).

“Specia One” është pezulluar 10 ditë me nisjen e sezonit të ri.

Kështu ai nuk do të jetë në stolin e verdhekuqve në dy takimet e para të Serie A për sezonin 2023-2024.

Gjykata Kombëtare Federale, e kryesuar nga Carlo Sica, e dënoi Mourinhon gjithashtu me 50 mijë euro gjobë.

Për më tepër, ky institucion i ka vendosur gjobë po në shumën 50 mijë euro edhe Romës. /zoom.al/