Aplikacion
SPAK ka konfirmuar pasuritë e disa personave, të ardhurat e të cilëve vinin nga aktivitete të paligjshme. GJKKO ka konfiskuar pasuritë e xhaxhait të ‘Ben Qimes’ (Arben Isufajt), Ahmet Isufaj.
Isufajt i janë sekuestruar 1 ndërtesë, 1 truall, një dyqan dhe një makinë.
SPAK ka konfiskuar edhe pasuritë e Lulzim Tafës, i dënuar për drogë dhe armëmbajtje pa leje.
Po ashtu ka konfiskuar pasuritë e Lulzim Zefit i dënuar për trafik kokaine dhe i dënuar në Angli me 12 vite burg.

SPAK ka sekuestruar gjithashtu pasuritë e belgut, Dries Lonneux, i akuzuar në Belgjikë për trafik droge.
Pasuritë e konfiskuara të xhaxhait të ‘Ben Qimes’:
1.Pasuri e paluajtshme e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe 529.40m², (kompleks shërbimesh Bar-Restorant, Lavazh, Parkim, i cili ndodhet në Sheq i Madh-Fier, në pronësi të shtetasve Ahmet Ferit Isufaj dhe Mariana Shyqyri Isufaj;
2.Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 8/538, me sipërfaqe 1580 m², mbi të cilën ka ndërtuar një objekt me sipërfaqe 1200 m², (Dyqane), e cila ndodhet në Sheq-Fier, në pronësi të Amarildo Ahmet Isufaj;
3.Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 55.16 m², (nga të cilat 16.56 m² ambient i përbashkët), në pronësi të shtetases E. Bregu (Isufaj), e cila ndodhet në lagjen “1 Maji” – Fier, nr.13, kati i I-rë;
4. Automjet tip “AUDI A4”, me targë AB902AA, me numër shasie ËAUZZZ8KX9A022809, ngjyrë e gri e errët, në pronësi të shtetasit Amarildo Ahmet Isufaj;
Mbi të kaluarën e Isufajt UNMIK njoftoi policinë shqiptare për procedimin e tij nga seksioni i narkotikëve në 2011-ën, por që më pas me procedurat gjyqësore shqiptare, ai u lirua për t’u shpallur në kërkim dhe arrestuar sërish në 2019 me qëllim ekstradimin.
Më vonë, Isufaj u lirua nga Gjykata e Vlorës dhe prej këtij viti ai nuk i është dorëzuar ende Kosovës.
Isufaj ka lidhje familjare me Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja”, për të cilin Gjykata e Posaçme ka vendosur më herët sekuestrimin e pasurive të tij.
Fierakut iu bllokuan 13 pasuri, pas verifikimit të të afërmve ku u përfshi edhe shoferi personal. Midis pasurive të sekuestruara që dyshohen të lidhura me “Ben Qimen” janë aksione të shoqërisë Akili, Pulari Isufaj, Isufaj 2004 dhe katër sipërfaqe me tokë dhe disa automjete.
Së fundmi ndaj këtij shtetasi policia lokale ka dërguar një fletëthirrje që ende nuk është
respektuar prej tij, mbasi autoritetet kërkojnë ta pyesin nëse kishte apo jo konflikte me Demir Backën i vrarë mbas shpine me breshëri plumbash sapo doli nga një lokal.
Por kush është Arben Isufaj (Ben Qimja), i akuzuar si bos i kokainës
I konsideruar “i forti” i Fierit, Arben Isufaj ka pasur jo pak probleme me drejtësinë, ndërsa ka qenë edhe në kërkim ndërkombëtar. Ai u arrestua më 10 qershor të vitit 2008. Midis veprave penale që rëndonin mbi të ishte edhe përfshirja në një vrasje të kryer në vitin 2002. Në kohë, Isufaj u arrestua në Tiranë pasi Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”. I kërkuari akuzohet për vrasjen e shtetasit Pirro Koçiu, ngjarje kjo e ndodhur më datë 12 gusht të vitit 2002 në rrugën “Him Kolli” në Tiranë.
Me origjinë kosovare, lindur dhe rritur në Fier, Arben Isufaj e ka kaluar fëmijërinë dhe pjesën më të madhe të jetës së tij në lagjen “Sheq i Madh”, ku edhe janë sekuestruar pjesa më e madhe e pronave nga ana e SPAK-ut. Krimi dyshohej se u krye për hakmarrje, pas vrasjes së babait të tij, Enver Isufajt.
AKUZAT PËR TRAFIK DROGE
Më 10 mars të vitit 2014, Arben Isufaj arrestohet sërish, kësaj here për llogari të Interpolit pasi kërkohej nga autoritetet italiane. Arrestimi i bujshëm i tij, megjithatë nuk solli ekstradimin. Në mars të vitit 2015, Gjykata e Fierit refuzoi kërkesën e autoriteteve italiane, të cilat e akuzonin Isufajn për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Isufaj ishte akuzuar nga një Gjykatë e Torinos për trafikim të kokainës dhe lidhje me një organizatë kriminale. Prokurorët italianë kishin mundur të provonin se Isufaj kishte trafikuar mes vitit 2004 dhe 2005, në bashkëpunim me të tjerë sasi të mëdha kokaine nga Holanda në Itali. Bazuar në akuzat e ngritura, Gjykata e Torinos kishte lëshuar një mandat-arresti ndërkombëtar.
Megjithatë, kur çështja doli përpara trupit gjykues shqiptar në mars 2015, gjykata e apelit të Torinos e kishte hedhur poshtë akuzën për organizatë kriminale, duke lënë vetëm akuzën e trafikimit të narkotikëve, gjë që ishte mjaftueshëm për gjykatën shqiptare që të refuzonte ekstradimin.
Së fundmi ndaj këtij shtetasi policia lokale ka dërguar një fletëthirrje që ende nuk është respektuar prej tij, mbasi autoritetet kërkojnë ta pyesin nëse kishte apo jo konflikte me Demir Backën i vrarë mbas shpine me breshëri plumbash sapo doli nga një lokal.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës