zoom

Politikë

Gjiknuri: I njoh Zoton, Gugalljan dhe Mërtirin që kur isha ministër, por jo shokë

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri këtë të martë ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me aferën korruptive të inceneratorëve dhe ka mohuar afërsinë me Zoton, Gugallin dhe Mërtirin.

Gjiknuri thotë se ai i njeh ato, por kjo për shkak të pozicionit që ai ka pasur më herët në qeveri dhe jo se ka pasur marrëdhënie shoqërore.

Në përgjigje të akuzave të PD-së për udhëtime me Mirel Mërtirin, ish-ministri i energjitikës ka thënë se nuk është në përgjegjësinë e tij se kush ka qenë në të njëjtin avion.

Më tëj, Damian Gjiknuri u shpreh se inceneratori i Elbasanit është dorëzuar në kohë. I ndalur tek inceneratori i Fierit, ai shtoi se ka pasur vonesa, por mund të ketë ndikuar edhe pandemia.

Gjatë fjalës së tij në Komision , Gjiknuri bëri me dije se supervizori ka detyrë ligjore, dhe nëse ka aprovuar fatura që nuk përputhen me ligjin atëherë ai shkon në burg.

Ndër të tjera ai ka theksuar se Zoton dhe Mërtirin i njoh siç ka njohur Bashën kur kanë qenë 16 vjeç në gjimnaz.

” Duhet të kuptoni që nuk e bën supervizori ka detyrë ligjore, dhe nëse ka aprovuar fatura që nuk përputhen supervizori shkon në burg. nëse ka prova të tilla, le të shikohet edhe kjo, por në dijeninë time nuk di të ketë të tilla.”.