zoom

Aktualitet

“Gjici kishte dijeni për videon”/ Gazetarja nxjerr detajet: Ishte në alert, lajmëroi edhe të tjerë

Safet Gjici dyshohet se ishte paralajmëruar se ditët e tij në zyrën e Bashkisë së Kukësit ishin të numëruara.

Gazetarja Glidona Daci, së bashku me Artan Hoxhën, pohuan në një studio televizive se Gjici kishte debatuar me një anëtar të Këshillit Bashkiak dhe pas këtij momenti, ai ishte vënë në alert.

Pjesë nga biseda në studio:

Glidona Daci:
Po ka pasur dijeni sepse një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak në mbledhje i ka thënë “Ti do qëndrosh edhe pak ditë kryetar bashkie se do shikosh çfarë do të të bëj!” Dhe kjo gjë e ka vënë Safet Gjicin në alert dhe ka filluar të dyshojë. Ka lajmëruar dhe zyrtarë të tjerë

Artan Hoxha:
Janë konfliktuar me këtë anëtar të Këshillit, ka pasur debate të mëhershme, është i një partie tjetër. Shiko, kur Gjici ka shkuar në Kukës ky personi ka qenë i Partisë Socialiste dhe në momentin që Gjici e ka marrë Kukësin në administrim ai personi ka ikur. Ka patur debat dhe gjatë fushatës elektorale, por debati në mbledhjen e 9 Qershorit ka pasur debat se ky anëtari i Këshillit Bashkiak ka fituar mes 4 anëtarëve të këshillit për të qenë në Këshillin e Qarkut dhe zoti Gjici nuk e ka pranuar. Në gjaknxehtësi e sipër, kanë bërë debat verbal. Në Kukës flitej dhe para zgjedhjeve që kishte diçka.