zoom

Aktualitet

Gjermania përfundon misionin në Afganistan, trupat e fundit ushtarakë mbërrijnë në Uzbekistan

Gjermania i ka dhënë fund misionit në Afganistan. Lajmi u bë i ditur nga ministrja Federale e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer e cila tha se aeroplani dhe trupat e fundit ushtarake gjermane kishin mbërritur në Tashkent, Uzbekistan.
“Pasdite pati disa sulme me bombë në afërsi të aeroportit në Kabul. Ushtarët gjermanë nuk u lënduan. Si rezultat, kontingjenti ynë nxiti planet e urgjencës për një nisje emergjente dhe u largua nga aeroporti”, shkroi ajo në Twitter.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ata që nuk kanë qenë ende në gjendje të kenë qasje në fluturimet e evakuimit nga Kabuli nuk do të harrohen, duke shtuar se Ministria e Jashtme gjermane është ende në negociata me talebanët.