zoom

Lajme

Gjermania e nis mbarë, shënon golin e parë përballë Skocisë. Festë në stadium

Gjermania e nis mbarë, shënon golin e parë përballë Skocisë. Festë në stadium

Starti i “Euro 2024” për Gjermaninë pritëse përballë Skocisë ishte i mbarë.

Pas vetëm 10 minutash lojë, Florian Virtz kaloi kombëtaren gjermane në avantazh, duke zhbllokuar rezultatin në ndeshjen hapëse të kampionatit europian.

Ishte një aksion model i gjermanëve, i nisur nga Kros në mesfushë, e më pas në krahun e djathtë ishte Musiala, i cili ka futur një top perfekt në zonë, që u shfrytëzua më së miri nga Virtz.

Florian Virtz është lojtari që shënon golin e tij të parë në një kampionat Europian.