zoom

Lajme

Gjermani-Skoci çel siparin e Euro 2024, zbulohet formacioni i kombëtares gjermane

Gjermani-Skoci çel siparin e Euro 2024, zbulohet formacioni i kombëtares gjermane

Pritjes i erdhi fundi! Kombëtarja gjermane dhe ajo skoceze kanë zbritur në fushë për të luajtur ndeshjen e parë të kampionatit “Euro 2024”.

Trajneri i kombëtares gjermane Julian Nagelsman ka bërë publik fomracionin me të cilin do të zbresë sot në fushë, për të nisur rrugëtimin në këtë turne, ku padiskutim synimi është fitorja e trofeut.

11-shja e Gjermanisë do të jetë Neuer në portë, në mbrojte do të jenë Rudiger, Kimich, Tah dhe Mitelstad, në mesfushë do të luajnë Gyngohan, Andrich, Kros, Muaiala dhe Virtz, ndërsa në majë të sulmit do të jetë Havertz.