Aplikacion
Genard Hajdini dhe motra e tij Sonida Hajdini janë shtruar sërish për trajtim në një strukturë të shëndetit mendor në QSUT, pas situatave të përsëritura mes njëri-tjetrit.
Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që vëlla e motër përfundojnë në psikiatri, pas sjelljeve të konsideruara problematike, të reflektuara kryesisht në rrjetet sociale.
Ngjarja mori vëmendje të shtuar pasi një ditë më parë, Genardi publikoi në internet pamje të papërshtatshme që përfshinin motrën e tij brenda ambienteve të banesës.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, ai është shfaqur në një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok nga ambientet e spitalit, duke konfirmuar se të dy ndodhen nën trajtim. Në deklaratat e tij, ai shprehej se ndërhyrja ishte bërë nga institucionet dhe se, sipas tij, po mbahej edhe vetë nën vëzhgim./ Zoom.al

