Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga Banjat e Bënjës në Përmet, të cilën e ka shoqëruar me këngën “Stella Stellina” të Ermal Meta, një këngë e dedikuar për fëmijët palestinezë.
“MIRËMËNGJES”, shkruan Rama krahas videos, ndërsa shton se Banjat e Bënjës ndodhen tashmë në një fazë transformimi të plotë. Sipas tij, gjatë kësaj fundjave ka pasur një fluks të lartë vizitorësh dhe shumë qytetarë kanë zgjedhur të kalojnë kohën mes natyrës dhe burimeve termale.
“…dhe me Banjat e Bënjës në Përmet, tashmë në një fazë transformimi të plotë, ku gjatë kësaj fundjave kishte një fluks të lartë vizitorësh dhe shumë qytetarë zgjodhën të kalojnë kohën mes natyrës dhe burimeve termale, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet ai.
Përdorimi i këngës, e cila trajton një tematikë të ndjeshme si ajo e fëmijëve palestinezë, në sfond të një videoje promovuese turistike, është konsideruar nga komentuesit në rrjet si një gafë nga ana e kryeministrit.
”Publikon video me këngën e Ermal Metës per fëmijët e Palestinës dhe pastaj shkon i lepihesh Benjamin Netanyahu-t. Vetem ti mundesh ta bësh një gjë te tille”, komenton një qytetar.

”Kjo këngë s’mund ta përfaqësojë këtë reklamë”, shkruan një komentuese.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës