zoom

Lajme

Futbolli shqiptar në zi, arresti kardiak i merr jetën ish-drejtorit të klubit shqiptar

Futbolli shqiptar në zi, arresti kardiak i merr jetën ish-drejtorit të klubit shqiptar

Bota e futbollit është tronditur nga humbja e jetës së trajnerit turk, Engin Firat. Ai pësoi një atak në zemër në aeroportin e Stambollit, teksa po udhëtonte nga Bejruti.

Firat ka pasur edhe një eksperiencë në Shqipëri, ku në sezonin 2018/19 ishte drejtor sportiv te Vllaznia. Ai kontribuoi në rikthimin e skuadrës shkodrane në elitën e futbollit shqiptar.

Së fundmi, i ndjeri drejtonte klubin Nejmeh SC në Liban, ndërsa më parë kishte qenë edhe trajner i përfaqësueseve të Kombëtarja e Moldavisë dhe Kombëtarja e Kenias. Engin Firat ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare./ Zoom.al

Postime të lidhura