zoom

Sport

Futbolli kroat në zi, ndahet papritur nga jeta ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kroacia, me ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit 34-vjeçar, Ivan Çelikoviç.

Ai së fundmi ishte pjesë e Konavljanin në Kroaci, teksa më parë ka luajtur dhe për Shkëndijën e Tetovës dhe Hajdukun e Splitit.

Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë zbuluar ende, teksa klubi i tij i fundit, Konavljanin ka postuar: “Është e vështirë të imagjinohet se ai nuk është më me ne. Në këtë moment, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura; dhimbja dhe trishtimi janë të pamasë”. /ZOOM.AL/