zoom

Sport

Futbolli italian qan legjendën Gigi Riva, rrëfimet prekëse të shokëve dhe lojtarëve

Futbolli italian është në zi  për një nga figurat më të mëdha, që shkruajti historinë e këtij sporti.

Legjenda Gigi Riva ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare, pas disa problemeve shëndetësore të shfaqura së fundmi.

Riva fitoi skudeton me Cagliarin në vitin 1970, ndërsa vlen të përmendet se ishte pjese e kombëtares kampione të Europës në vitin 1968 dhe nën-kampion i Botës në vitin 1970.

Ai ka luajtur 42 ndeshje për Italinë. Riva konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë italianë të të gjitha kohërave, si dhe ndër sulmuesit më të fortë në historinë e futbollit. Kontributi i tij te Cagliari nga viti 1963 deri në 1977, me siguri do të mbahet mend gjithmonë.

Në moshën 79 vjeçare, ish sulmuesi i famshëm italian ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Riva ishte simbol i futbollit italian pas luftës së dytë botërore, golashënuesi me rendimentin më të mirë në histori me fanellën e ekipit përfaqësues, 35 gola në 42 ndeshje, Me fanellën azzurre fitoi një Evropian, në 1968 në Romë, ku realizoi edhe golin e fitores në italiane përballë Jugosllavisë.

Riva ishte protagonist edhe dy vite më pas, ku me Italinë shkoi deri në finalen e Botërorit në Meksikë.

Të gjithë karrierën e tij ia dedikoi klubit të Cagliari-t me të cilët realizoi 164 gola, edhe sot është golashënuesi më i mirë i këtij klubi, ndërsa në 1970 fitoi titullin në Serie A, titulli i parë dhe i fundit për Cagliari-n. E gjitha Italia përulet përpara Gigi Riva.

“Humbas një mik”, shkruan Dino Zoff. “Njeri i madh, futbollist kampion”, shkruan Marcello Lippi.

“Sulmuesi më i mirë italian i të gjithë kohërave”, ishte komenti i Arrigo Sacchi-t. “Unik”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.

“Engjëlli azzurr”, ishte titulli i Tuttosport. “Rombi i Italisë”, shkruan La Gazzetta. Mediat italiane dhe bashkudhëtarët e tij përcjellin në këtë mënyrë Gigi Riva-n. /ZOOM.AL/