Aplikacion
Futbolli italian në zi, drejtori i Fiorentinës, Joe Barone, nuk e fitoi betejën me vdekjen.
Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës ndërroi jetë sot në San Raffaele të Milanos, në spitalin në të cilin ishte shtruar që nga pasditen e së dielës, kur u transportua me një ambulancë, për shkak se kishte pësuar atak kardiak.
“Me dhimbje të thellë dhe trishtim të pamasë, Fiorentina sot humbet një nga pikat e saj të referencës, një figurë që ka shkruajtur historinë në klub. Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Barone, pas problemeve shëndetësore të shfaqura së fundmi, ka ndërruar jetë sot në spitalin “San Raffaele” në Milano”, shkruan klubi i Fiorentinës në faqen zyrtare.
Gjithashtu pritet edhe vendimi i Federatës italiane për vijimësinë e kompeticionit, megjithëse kampionatet janë pushim për shkak të miqësoreve të kombëtareve. /ZOOM.AL/
