zoom

Aktualitet

Fugoni përplaset me një automjet në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për dy të plagosur (Emrat)

Fugoni përplaset me një automjet në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për dy të plagosur (Emrat)

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku një fugon është përplasur me një automjet tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, Ylli Melani dhe Alban Melani, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe po punon për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Postime të lidhura