zoom

Politikë

“Franca e ka me buton, mos na krahasoni”/ Rama: Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Skavica do të ndërtohet brenda këtij mandati dhe kjo mund t’i japë fund krizës energjetike në Shqipëri.

I pyetur nga gazetarës në kriza është shkak i keqmenaxhimit, pasi në verë ne kemi shitur energji shumë lirë deri në 80 euro, kurse tani e blejmë deri në 280 euro, Rama tha kjo varet nga tregu.

Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, Rama theksoi se ulja e TVSh deri në 20% për çmimin e energjisë për konsumatorët nuk do të ndryshonte asgjë.

“Energjia shitet lirë sepse shitet kur nevoja në treg është e ulët, si rezultat i faktit që nuk e mbajmë dot, përndryshe përmbysnim dynjanë. Do e kuptoni këtë? Sepse ndryshe për çfarë arsye do e shisnim, për çfarë arsye do e ndërtonim Skavicën? Në momentin që od të kemi Skavicën do të bëjmë një tjetër lojë, në mënyrë që ta diktojmë ne kur do të dalë energjia në treg për ta shitur dhe jo pamundësia për ta mbajtur. Skavica që ka filluar tani puna dhe që do të ndërtohet brenda këtij mandati. Me ndihmën e Zotit sepse nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë. Ujë mund të kesh por po nuk pate ku ta rezervosh çfarë do të bësh, do rrish në dush gjithë ditën apo do ta lësh të ikë? Nuk ka prova që uljet sjellin benefit tek konsumatori”, tha Rama.

Kryeministri i cilësoi të pavend krahasimet me vendet e tjera të Evropës, ndërsa solli edhe shembulline Francës dhe Gjermanisë.

“Përsa i përket Francës mos bëni ngatërresa, Franca ka centrale nukleare, nuk ka probleme siç kanë vendet e tjera sepse e ka me sustë, hap centralin, rrit prodhimin. Gjermania ka mbyllur centralet dhe varet nga gazi që vjen nga Rusia. Përsa kohë që del në tregun ndërkombëtar, tregu nuk pyet, a je Muhamed Veliu apo Edi Rama, do të blesh xhaketë, ja ku është çmimi”, tha Rama.