zoom

Aktualitet

FOTOT/Ja kush janë dy ish-nëndrejtorët e policisë të vënë në arrest për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Gjykata e Elbasanit dha sot masat për 8 efektivë policie të Elbasanit si të përfshirë në ngjarjen e prillit të vitit të shkuar ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Për dy ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Nikollaq Palla dhe Albert Nushi u dha masa arrest shtëpie, ndërsa për 6 efektivë të tjerë detyrim paraqitje.

Si Nushi, ashtu dhe Palla akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Sipas prokurorisë ata kanë dhënë dëshmi të rreme për vrasjen që tronditi vendin 4 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.

Urdhrat e arrestit u dhanë sot nga Gjykata e Elbasanit pas kërkesës së Prokurorisë së Rrethit dhe u ekzekutuan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajonale Elbasan-Korçë. Të dy zyrtarët do të qëndrojnë në arrest shtëpie.

 

Policët në hetim

 

Nikollaq Palla

Albert Nushi

Dedjon Duraku

Pëllumb Bicaku

Erjon Balla

Erjon Meçja

Donald Dedja

Besmir Kadiu