Aplikacion
Një foto e qytetit të Roskovecit po bën xhiron e rrjetit për shkak të dekoreve të vitit të ri.
Në qendër të qytetit shikohen numrat “2206”, si simbol i vitit të ri që po vjen, por siç thotë Zegjine Çaushi, deputete e këtij qyteti, me një “lapsus” që na çon 180 vite në të ardhmen.
Kaq ka mjaftuar që qytetarët në rrjetet sociale të ironizojnë deputeten dhe pushtetin lokal që duket se po udhëton në të ardhmen, më shpejt se pjesa tjetër e botës.
“Të gjithë zegjinollog”, “Qenkan të gjithë njëlloj si deputetja që i përfaqeson”, “3mijë e 700mijë janë të gjithë këto”, janë disa nga qindra komentet poshtë fotos nga Roskoveci.


