zoom

Aktualitet

FOTO/ U gjet e pajetë në shtrat, ky është shqiptari që dhunoi për vdekje në banesë gruan e tij! Si u zbulua krimi

FOTO/ U gjet e pajetë në shtrat, ky është shqiptari që dhunoi për vdekje në banesë gruan e tij! Si u zbulua krimi

Një krim i rëndë ka tronditur komunitetin e Pianello Vallesina-s në Monte Roberto, provincë e Ankonës, ku autoritetet italiane kanë gjetur të pajetë 49-vjeçaren Sadjide Muslija, me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas mediave italiane, gruaja u gjet në shtrat me shenja të shumta dhune dhe plagë në kokë, duke ngritur dyshimet se është rrahur për vdekje.

Policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin e saj, Nazif Muslija, 50 vjeç, i cili dyshohet të jetë autor i ngjarjes tragjike. Viktima u gjet pasi punëdhënësi i saj njoftoi autoritetet, duke qenë se ajo nuk ishte paraqitur në punë.

Raportimet bëjnë të ditur se çifti ndodhej në proces divorci, megjithatë burri ishte rikthyer të jetonte në banesë me 49-vjeçaren.

Mediat italiane shtojnë se Muslija kishte precedentë të mëparshëm për dhunë në familje, ndërsa viktima kishte bërë disa denoncime kundër tij.

Policia italiane vijon kërkimet për gjetjen e 50-vjeçarit dhe po heton rrethanat e plota të krimit.

Postime të lidhura