zoom

Bota

Foto tronditëse! 640 afganë ngjeshen në aeroplanin ushtarak, për t’u shpëtuar talebanëve

Një fotografi e jashtëzakonshme ëshrë publikuar nga mediat, ku tregohen qindra afganë në një aeroplan ushtarak mallrash të SHBA, në përpjekje për të ikur nga Kabuli, pas rënies së kryeqytetit në duart e talebanëve.

Fotografia e marrë nga faqja e lajmeve të mbrojtjes dhe sigurisë amerikane “Defense One” tregon 640 persona të ngjeshur në një “C-17 Globemaster III”, numri më i lartë i njerëzve të transportuar ndonjëherë në një avion të tillë.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë se udhëtarët – mes tyre gra dhe fëmijë – u evakuuan nga Kabuli në Katar të dielën.