zoom

Aktualitet

Qytet Studenti bëhet gati për të pritur afganët, zbrazen godinat

Godinat nr. 24 dhe 25 që strehonin vajza tek Qyteti Studenti janë tashmë të boshatisura në pritje të shtetasve afganë që po largohen nga frika e Talibanit në vendlindjen e tyre.

Mësohet se fillimisht vajzat që jetonin në këto godina nuk kanë pranuar të zhvendosen por më pas punonjësit e Drejtorisë së Konvikteve e liruan godinën. Vajzat do të zhvendosen tek godina 27 dhe 28.

Kujtojmë se për të akomoduar afganët janë duke u bërë gati katër godina të konvikteve të Qytetit Studenti.

Siç dihet më herët, në vendin tonë do të strehohen brenda javës grupi i parë prej 250 shtetasve afganë, ndërsa në vijim pritet të vijnë edhe të tjerë.