zoom

Bota

Vdes ish-ambasadori gjerman në Tiranë. La shërbimin në 2023-shin

Ish ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada gjermane në Tiranë, e cila thotë se ai është ndarë nga jeta në datën 20 maj 2024 pas një sëmundje të rëndë, me të cilën luftoi për një kohë të shkurtër.

Peter Zingraf, ka qenë ambasador gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf.

Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë.

Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh. Ftojmë të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndajnë ngushëllimet dhe kujtimet e tyre në hapësirën tonë virtuale përkujtimore”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.