zoom

Aktualitet

FOTO/ Pamjet nga dritarja ku humbi jetën 47-vjeçari në Fier

FOTO/ Pamjet nga dritarja ku humbi jetën 47-vjeçari në Fier

Personi që u gjet i pajetë në një banesë në Fier, pasi dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur është identifikuar si Ilir Zarka, 47 vjeç. Viktima është gjetur pa shenja jete në dritaren e banesës në lagjen ‘8 shkurti’ në Fier, nga fqinji i pronarit të objektit.

Ky i fundit, mësohet se ishte larguar në Greqi.

Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, Ilir Zarka, dyshohet se është futur me qëllim grabitjen e shtëpisë, por si pasojë ka mbetur i vdekur në dritare. Ende nuk ka detaje mbi rrethanat, ndërsa fqinji i pronarit ka deklaruar për media se hajduti nuk ka patur shenja jete dhe se ishte i maskuar me kapele e dorashka për të kryer grabitjen.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Postime të lidhura