Aplikacion
Personi që shihni në foton më poshtë është Ilir Zarka, 47-vjeçari që humbi jetën gjatë një tentative grabitjeje në Fier.
Ai dyshohet se po përpiqej të futej brenda një shtëpie në lagjen “8 Shkurti”, kur ka mbetur i bllokuar në kornizën e derës së xhamit. Ai nuk ka mundur të dalë prej aty dhe është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit.

Banesa ku ndodhi ngjarja i përket një personi që prej disa javësh ndodhej jashtë vendit, në Greqi, pranë familjarëve të tij.
Ka qenë një fqinj që ka vënë re trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet, të cilat më pas kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale.
Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e bllokimit dhe pamundësisë për të dalë, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./ Zoom.al