zoom

Aktualitet

FOTO/ Kush janë viktimat babë e bir që u vranë në Klos nga plumbat e 39-vjeçarit

Babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira janë vrarë në ambientet e jashtme të një lokali në Klos. Mësohet se 17-vjeçari ishte nxënës i shhkollës profesionale të Klosit dhe ditën e sotme babai i tij e kishte pritur që të dy të ktheheshin bashkë me furgon në fshatin e ttyre, Fullqet. Por në hyrje të një lokali në këtë qytet, ata janë qëlluar me armë, ndërsa për pasojë të plagosur kanë mbetur dhe dy të tjerë.

Në media raportohet se 17-vjeçari Shira i ka dalë para babait për ta mbrojtur dhe ka mbetur i vrarë në vendngjarje. Ndërkohë babai i tij i cili u plagos rëndë humbi jetën pasi nuk mori ndihmën e parë në kohë.
Fotot e viktimave:

Të plagosur kanë mbetur edhe babë e bir, Renato Hasula dhe Englatin Hasula të cilët janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Njëri prej autorëve të ngjarjes së rëndë, Fiqiri Mjeshtri ka vrarë veten disa qindra metra larg vendit të ngjarjes.