Aplikacion
Shtyhet për të dytën herë seanca ndaj ish-kryebashkiakut Fredi Beleri në Gjykatën e Fierit, e cila ka në juridiksion burgun ku ai po vuan javët e fundit para lirimit.
Tashmë eurodeputet grek i betuar në PE, Beleri kërkon lirinë e parakohshme, pas dënimit të formës së prerë me 2 vite që dha Apeli i GJKKO, për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023 në Himarë.

Ndonëse sot ishte parashikuar që të zhvillohej seanca për Fredi Belerin në gjykatën e Fierit, ku do të shqyrtohej kërkesa e tij për masën e sigurisë, gjyqi është shtyrë. Beleri kërkonte lirimin me kusht.
Siç shihet nga pamjet, Beleri ka dalë nga furgoni i policisë me pranga në duar, ndërsa policët e shoqërojnë në gjykatë. Mësohet se seanca e radhës do të jetë më 2 shtator.