Aplikacion
Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe aktualisht ambasador i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, është parë në aeroport duke u marrë me një detyrë “shumë diplomatike”: transportin e valixheve të kryeministrit Rama dhe gruas së tij, të cilët mbërritën në Zvicër për një ekspozitë arti në Bazel.
Në një foto të publikuar nga pasagjerë të pranishëm, Dredha shihet duke mbajtur bagazhet pas mbërritjes, në një skenë që ka ngritur më shumë pyetje sesa valixhe.
Dredha, i cili drejtoi Bashkinë e Vlorës për rreth dy vite para se të emërohej ambasador në Zvicër, zëvendësoi në këtë post Mustafa Nanon, i cili e ndërpreu mandatin diplomatik për t’u kthyer në Tiranë.
