zoom

Aktualitet

FOTO EKSKLUZIVE/ Si ndodhi aksidenti në ashensorin e QSUT-së

Një ngjarje e rëndë ndodhi mesnatën e djeshme në spitalin “Nënë Tereza” ku pas një defekti në ashensor ngelën të bllokuar brenda pacienti,  barrelisti dhe infermeri.

Nga pamjet e siguruara nga Zoom.al shihet momenti i parë, pasi zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë bërë të mundur nxjerren e tre personave nga ashensori. Qartësisht duket se lëndimet kanë qenë të shumta, pasi në foton e siguruar në derën e ashensorit ka mbetur pellgu i gjakut.

Deri më tani mësohet se pacientja vuante nga tromboembolia pulmonare. Ajo po transportohej me barrelë, kur ashensori ra nga kati zero deri në katin -1.

Fatmirësisht pacientja, barrelisti dhe infermieri ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

QSUT informoi se, të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi. Për ngjarjen nuk ka asnjë person të arrestuar./Zoom.al/