zoom

Lajme

FOTO/ Diola Dosti shijon resortin luksoz në Bali në krahët e biznesmenit kosovar

Diola Dosti dhe partneri i saj i ri, Erolld Belegu janë “arratisur” në një resort luksoz në Bali.

Çifti po shijon disa ditë pushime pranë njëri-tjetrit, ndërsa nuk kanë munguar fotot për ndjekësit.

“Të mbështjellë në një ambient shumëngjyrësh dhe në perëndim, ne jemi të humbur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të rrethuar nga eleganca, megjithatë është e qeshura jonë ajo që mbush vërtet ajrin. Një mbrëmje perfekte ku koha ndalon”, shkruan Diola Dosti në foto.

Prej dy muajsh, Diola Dosti dhe Erolld Belegu po përjetojnë një romancë dhe shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.