zoom

Art & Kulturë

Fondacioni Mane rinovon laboratorin në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

Fondacioni Mane rinovon laboratorin në Fakultetin e Shkencave të Natyrës

Fondacion Mane vijon kontributin afatgjatë në sistemin arsimor në vend.

Këtë herë, së bashku me Neptun, bënë të mundur rinovimin e Laboratorit të Programimit dhe Fizikës Llogaritësenë Fakultetin e Shkencave të Natyrës, të Universitetit të Tiranës.

Laboratori shërben për studentët e programeve Bachelor nëFizikë, dhe Fizikë e Shkenca Kompjuterike, si dhe për ata qëndjekin studimet e nivelit Master në Fizikë. Laboratori është i vlefshëm edhe për studentët e shkencës së të dhënave dhe inxhinierisë informatike, duke përfituar rreth 100 studentë gjatëvitit akademik.

Dekania e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Prof.Dr. Eglantina Kalluci, theksoi se “zhvillimet teorike në auditorë kanëpotencialin të shndërrohen në zgjidhje praktike për botën e biznesit, me ndihmën e bashkëpunimeve të tilla që takojnë botën akademike me atë të biznesit”.

Laboratori mbështet edhe kërkimin shkencor falë lidhjes sëdrejtpërdrejtë me kllasterin me performancë të lartë që ndodhet në po këtë fakultet. Bëhet fjalë për një infrastrukturëteknologjike moderne që mundëson simulime komplekse, analizë të përparuar të të dhënave dhe zhvillim projektesh ndërkombëtare.

Drejtoresha ekzekutive e kompanisë Neptun në Shqipëri, Evis Tartale, e konsideron kontributin si fillimin e një bashkëpunimi shumëplanësh, duke përfshirë edhe mundësinë e praktikës mësimore të studentëve në këtë kompani.

Për Fondacionin Mane, edukimi përbën një nga drejtimet kryesore të veprimtarisë, me bindjen për të ndihmuar zhvillimin personal dhe profesional të studentëve.