Aplikacion
Gerta Gixhari, një nga banoret e ‘Big Brother VIP Albania’, ka përjetuar një moment prekës, kur theu kutinë e emergjencës për të marrë një telefonatë.
Ajo shprehu dëshirën e madhe për të biseduar me dy djemtë e saj, por befas u përball me një situatë të papritur, pasi duhej të zgjidhte një tjetër banor për t’ia dhënë telefonatën.
E përlotur nga kjo situatë, Gerta vendosi që ta jepte mundësinë e telefonatës për Aldon, i cili e shfrytëzoi këtë mundësi për të komunikuar me ish-bashkëshorten, Ana Veseli, dhe për të pyetur për vajzën e tyre.
Në bisedën e tij me ish-partneren, Aldo mori disa këshilla të vlefshme për lojën. Ana e inkurajoi që të vazhdonte të ishte vetvetja dhe ta shijonte eksperiencën, duke shmangur çdo formë ofendimi ndaj femrave.
“Vazhdo kështu siç je, çdo ditë do të doja të shikoja duke flirtuar me vajzat e bukura të shtëpisë, sesa të shikoja shembuj që ofendojnë dhe ulin femrat. Kështu që duhet t’i japësh forca,” i tha ajo.
Gjithashtu, Ana i dha këshilla për t’iu përgjigjur me më shumë vetëbesim kur Rozana të përmendte flirtin: Kur Rozana të thotë ke flirtuar me 3, thuaj do flirtoj me 6.